“Albpetrol” jep puset me koncesion

06/01/2010 08:35

Dhenia me koncesion e disa puseve te tjera te naftes do te nxjerre pa pune  nje numer te madh punonjesish te kompanise  shteterore “Albpetrol”.

Drejtori i pergjithshem i kompanise, Ferdinand Murati, pohon se ne muajt e pare te ketij viti pritet te behet kalimi ne dore te privateve te disa puseve, e per pasoje te kete edhe shkurtim te vendeve te punes, ne baze te kerkesave te atyre qe do te administrojne puset.

Ne nje prononcim per “Shqip”, Murati tregoi se gjate muajve te pare te vitit 2010, kompanive te huaja do t’u jepen 537 puse nafte. “Aktualisht kompania ‘Albpetrol’ ka nje fond prej 1700 pusesh ne prodhim. Gjithashtu edhe nje numer prej 400 pusesh eshte i fondit te ndalur. Nga numri i puseve ne prodhim eshte vendosur dhe eshte ne fazen e fundit si projekt dorezimi te kompanite e huaja i nje numri prej 537 pusesh. Disa kompani jane shprehur te gatshme per marrjen me koncesion te puseve”, tha Ferdinand Murati.

Gjeografia e puseve qe do t’u jepen ne kete fillimviti kompanive te huaja eshte e gjere. Zona naftembajtese dhe naftenxjerrese e Marinzes, ku kompania e huaj “Banker’s” ka vite qe operon, brenda nje periudhe te shkurter do te jete e gjitha nen administrimin e saj. Sipas drejtorit Ferdinand Murati, konfirmohet se te gjitha puset ne prodhim te zonen Patos-Marinze do t’i jepen “Banker’s”. Po ashtu, kompania “Stream oil”, edhe pse operon ne Ballsh, do te marre pothuajse te gjitha puset ne zonen Hekal-Cakran dhe Cakran–Kocul. Ndersa kompania “Wek” do te zgjeroje veprimtarine e saj ne Visoke, ku dhe ka nderhyre.

Dhenia e ketij numri te  madh pusesh kompanive te huaja, sipas drejtorit te pergjithshem te “Albpetrol”, do te ndikoje ne uljen e fuqise punetore. Edhe pse drejtori Murati nuk jep numer te sakte punonjesish qe do te preken nga reforma, por eshte e sigurt se do te kete shkurtime ne te gjithe ata sektore qe do te jepen me koncesion. Per te zbutur pasojat ekonomike te familjet e lidhura me naften, drejtori i kompanise, Ferdinand Murati, tha se “per ata qe do te mbeten pa pune do te zbatohen kriteret ligjore dhe do te trajtohen nga ana e shtetit”.

Top Channel