Riparohet argjinatura ne Daragjat

05/01/2010 19:45

Siperfaqja e tokes se permbytur ne zonen e Shkodres eshte duke u rritur per shkak te rreshjeve te vazhdueshme te shiut por edhe shkarkimet nga ujembledhesi i hidrocentralit te Vaut te Dejes.

Zona e Obotit qe ndodhet ne anen veriore te bregut te lumit Buna eshte tashme e gjitha nen uje se bashku me 200 banesa teresisht te izoluara. Vetem varkat e forcave xheniere levizin ne kete zone per te furnizuar banoret e mbetur ne shtepite e tyre. Ne anen tjeter te lumit Buna ne Dajc, Daragjat dhe gjithe pjesen fushore, mbremjen e djeshme vershuan ujrat nga carja e nje pjese te argjinatures se ngritur pergjate bregut te lumit.

Nderhyrja e forcave xheniere beri te mundur bllokimin dhe shpetimin e disa qindra banesave nga permbytja. Niveli i ujit te lumit Buna eshte rritur ndjeshem, mbi nje meter nga niveli i tokes ne pjese fushore ne jug te tij. Kjo zone po mbahet nen vezhgim per te parandaluar permbytjen e metejshme.

Ne rruge dhe fusha ka ende shume uje por qarkullimi ne kete pjese ka vijuar ndryshe nga fshati Obot qe ndodhet ne veri ku niveli i ujit ka shkuar mbi nje meter. Banoret e zones refuzojne te shperngulen me shpresen se niveli i ujit do te ulet por edhe per te ruajtur pasurine e tyre e kryesisht gjene e gjalle. Forcat e reparteve xheniere kontrollojne te gjithe gjatesine e argjinatures per te nderhyre ne kohe ne zonat e demtuara te saj. Megjithate mbi 70 banesa ne kete zone ndodhen nen uje, ndersa siperfaqja e permbytur kalon mbi 3500 ha toke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA