Qeveria, subvencione per energjine e paster

05/01/2010 08:55

Termocentralet ekzistuese apo ato qe do te ndertohen ne te ardhmen do te detyrohen te paguajne ndertimin e impianteve te prodhimit te energjise me burime te rinovueshme, ndersa qeveria shqiptare do te mund te subvencionoje nje pjese te kostos se ndertimit, sipas nje ndryshimi ligjor qe u miratua ne Parlament ne dhjetor.

“Prodhuesit e pavarur te energjise elektrike nga burime jo te rinovueshme energjie, me kapacitet mbi 50 MW, jane te detyruar te prodhojne dhe/ose injektojne ne sistemin elektroenergjetik energji elektrike ne masen jo me pak se 3 per qind te prodhimit te tyre te pergjithshem vjetor te vitit pararendes, nga centrale prodhuese qe perdorin burime te rinovueshme”, thuhet ne ligjin e ri.

Kjo kuote do te rritet me 0.75 per qind ne vit ne periudhen 2010-2012. Ne kete menyre pritet qe projektet e energjise se eres apo burimeve te tjera te pastra te gjejne bleres te sigurt.

Aktualisht ne Shqiperi ka vetem termocentrali i Vlores me fuqi 93 MW dhe qe funksionon ne formen e nje kompanie te veçante nen pronesine e KESH-it.

Por Shqiperia ka licencuar edhe ndertimin e nje termocentrali me madhesi 2 mije MW, qe mund te ndertohet gjate viteve te ardhshme ne Porto Romano.

Top Channel