
Permbytjet ne zonen e Shkodres por edhe te Lezhes do te mund te evidentoheshin nese gjate ketyre dhjetevjecareve te fundit te gjitha strukturat perkatese te funksiononin.
Specialistet e vjeter sqarojne se eshte e domosdoshme qe te inspektohen argjinaturat e lumenjve, digat, te matet niveli i rreshjeve te shiut dhe i lumenjve nga institutet si dhe te mos lejohen ndertime ne zonat prane shtatit te lumenjve apo mbi kolektor.
“Institucionet perkatese duhet qe paraprakisht te inspektojne argjinaturat, te marrin masat paraprake dhe te nxirren perfundimet. Duhet te kete institucione te bejne matje te sakta”, shprehet inxhinieri Dhimiter Vogli.
Por a ishin rreshjet e medha te shiut qe sollen permbytjen ne Shkoder dhe batica e detit ne Lezhe? Nje nga specialistet me te vjeter, sqaron se Lumi Drin nuk mund te perballoje prurje me te medha se 1500 meter kub ne sekonde, ne te kundert do te kemi permbytje, ndersa ne Lezhe batica e detit ishte e larte.
“Ne Bune, nese lumi kalon 1500 meter kub ne sekonde, do kemi permbytje. Ne Lezhe mund te ishin shmangur permbytjet nga institucionet e specializuara”, shton Vogli. Specialistet e vjeter kerkojne qe te behet nje investigim ne te gjitha veprat e ndertuara 40 vite me pare per te evidentuar ku ka nevoje per nderhyrje dhe mirembajte pasi gjendja e digave, e sistemit kullues te hidrovoreve ka shume probleme.
Top Channel