“Remzi Hoxha”, agjentet e “arratisur”, pyetje me leterporosi

05/01/2010 19:55

Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur te marre deshmite e dy ish agjenteve te Sherbimit Sekret, te cilet kane qene ne detyre ne rrembimin e Remzi Hoxhes.

Duke qene se ish agjentet e SHIK-ut, Riza Shehu dhe Edmond Qoku jetojne ne Itali, deshmite e tyre do te merren nepermjet leterporosive nga autoritetet italiane. Dy deshmitaret kane qene agjente vezhgues te SHIK-ut pergjate operacionit qe nisi si shoqerim ne polici te biznesmenit Remzi Hoxha e me pas devijoi ne rrembim, torturim dhe zhdukje te tij.

Prokurori i krimeve te renda, Xhevat Hana mbajti qendrimin para gjykates me argumentin, se dy ish agjentet kane informacione te domosdoshme dhe duhen konsideruar si deshmitaret kyc te procesit. Nderkaq prokurori Hana kerkoi edhe revokimin e vendimit te gjykates mbi menyren si do pyetet njeri nga viktimat e operacionit te SHIK-ut, Avdyl Loshaj, i cili aktualisht ndodhet ne Holande. Duke qene se deshmia e tij nuk u arrit te merrej me viedokonference, gjykata vendosi qe t’i merrej deshmia me leterporosi.

Por prokurori Hana mendon se marrja e deshmise se tij me videokonference eshte e domosdoshme e per kete gjykata duhet te shprehet serish me vendim pas dy javesh. Nga ana tjeter, Gjykata e Apelit rrezoi kerkesen e avokateve mbrojtes te Ilir Kumbaros per te ndryshuar masen e arrestit me burg dhene per te nga Krimet e Renda te shkalles se pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA