“Apple”, boom shkarkimesh nga “App Store”

05/01/2010 17:15

Boom aplikimesh te shkarkuara nga App Store: ne 18 muaj jane shkarkuar 3 miliarde aplikime nga klientet e “iPhone” dhe “iPod touch”.

“Asgje e tille nuk eshte pare me pare”, ka komentuar administratori i deleguar i “Apple”, Steve Jobs.

“Revolucioni ‘App Store’ u ofron perdoruesve te ‘iPhone’ dhe ‘iPod touch’ nje eksperience te ndryshme nga ajo e disponueshme ne pajisjet e tjera te levizshme dhe nuk shohim asnje sinjal qe konkurrenca te mund te arrije keto nivele ne nje kohe kaq te shkurter”, eshte shprehur Jobs.

Top Channel