Rriten shpenzimet e shqiptareve per turizem

03/01/2010 09:00

Sherbimet e udhetimit zene  peshen me te madhe ne llogarine e sherbimeve, duke perbere rreth tre te katertat e te ardhurave dhe shpenzimeve totale.

Bilanci neto i sherbimeve te udhetimit shenoi nje suficit prej rreth 84 milione eurosh gjate muajve janar-shtator 2009.

Sipas vleresimeve te Bankes se Shqiperise, eksporti i sherbimeve te udhetimit i ka siguruar ekonomise vendase rreth 543 milione euro ne tremujorin III, ose 40 per qind me shume sesa ne te njejten periudhe te vitit 2008.

Ky vit eshte karakterizuar nga nje rritje e konsiderueshme e numrit te udhetareve jorezidente qe kane vizituar Shqiperine, si dhe e shpenzimeve mesatare ditore te tyre, nderkohe qe, koeficienti i diteqendrimit vleresohet ne renie ndaj nje viti me pare.

Ne te njejten menyre, rezidentet shqiptare kane shpenzuar ne udhetimet e tyre jashte vendit 453 milione euro gjate periudhes korrik-shtator 2009, ose 54 per qind me shume se nje vit me pare.

Ne kete rritje ka ndikuar kryesisht rritja numrit te udhetareve shqiptare jashte vendit, si dhe rritja e shpenzimeve mesatare ditore, nderkohe qe ka ruajtur te njejtin nivel koeficienti i vleresuar i diteqendrimit mesatar.

Top Channel