
Qeveria beri te ditur se ka nisur rishikimin e marreveshjes se ujerave me Greqine, pas rrezimit te paktit ekzistues nga Gjykata Kushtetuese, javen e shkuar.
Kete e beri te ditur dje ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, pas daljes nga takimi i Komisionit Parlamentar te Sigurise.
Imami tha se se shpejti do te ngrihet dhe nje grup i ri negociator per koordinatat e reja me shtetin helen.
“Do te shohim çfare eshte pjese formale dhe çfare nuk eshte pjese formale dhe pastaj mbi bazen e detyrave qe do te ngrihen per nje grup te ri apo per çfaredolloj rinegocimi ne do te mundohemi te plotesojme detyrat tona”, tha Imami.
Nderkaq ministri ka mbajtur qendrim te ashper per rrezimin e ligjit te dosjeve. “Jane dy çeshtje qartesisht te dallueshme. Çeshtja e lustracionit eshte nje çeshtje me karakter te theksuar politik, per te cilen mazhoranca ka pasur nje angazhim serioz dhe te plote dhe per te cilin ka bindjen e saj dhe do te luftoje. Kurse per nje marreveshje nderkombetare, qeveria eshte nje aktor ashtu sikurse jane aktore Presidenti, Parlamenti, Gjykata Kushtetuese dhe ne kete rast kur flet gjykata, te tjeret heshtin” tha Imami.
Top Channel