
Sistemi energjetik ka kaluar ne gjendje te jashtezakonshme per shkak te situates mjaft te renduar hidrike.
Prurjet rekord ne rangun 1 mije meter kub uje per sekonde e kane ngritur nivelin e ujit ne hidrocentrale ne maksimumet historike duke kercenuar me permbytje.
“Kemi shpallur gjendjen e jashtezakonshme ne KESH dhe OST. Nga Fierza po shkarkojme 460 m/kub ne sekonde, nga Komani 900 m/kub ne sekonde dhe po e njejta sasi nga Vau i Dejes. Jemi te detyruar te bejme skarkimet e duhura per te mos rrezikuar gjithe vendin”, shprehet drejtori i KESH-it, Muharrem Stojku. KESH njofton se te gjitha hidrocentralet jane duke punuar me kapacitetin maksimal, por kjo nuk mjafton per te perballuar nivelin e larte te prurjeve.
“Objektet po punojne me fuqine maksimale. Po eksportojme 11.5 milione kw/ore ne dite”, shton Stojku. Niveli i ujit ne Fierze ka arritur ne 293.2 meter mbi nivelin e detit nga 296 meter qe eshte pika kritike. Por Muharrem Stojku qeteson publikun dhe deklaron se situata eshte teresisht e menaxhueshme dhe mund te mbahet nen kontroll.
Top Channel