
Perfundimi i procesit ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise per legjitimitetin e pavaresise se Kosoves eshte ne krye te listes se sfidave per diplomacine kosovare gjate 2010.
Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, ne nje interviste per Top Channel pranon se me kete proces, pavaresisht epilogut te tij, lidhen shume procese te tjera.
“Anetaresime te reja ne institucione te ndryshme nderkombetare, por padyshim qe do provokoje edhe nje vale te re njohjesh per Kosoven si shtet i pavarur e sovran. Do te merremi sistematikisht me pergatitjen e aplikimit per anetaresim edhe ne Keshillin e Europes. Natyrisht pergatitja e aplikimit apo ne fund te fundit edhe dorezimi i aplikimit nuk do thote me hyrje e menjehereshme. Mund te tingelloje shume optimiste kjo por po e them per here te pare, ka modalitete te ndryshme per anetaresim edhe ne OKB”, nisi fjalen e tij Hyseni.
Ne te njejten kohe, nje tjeter proces qe ishte jo i pak i dhimbshem gjate vitit 2009 ishte edhe programi i liberalizimit te vizave, ku Kosova pothuajse u perjashtua fare nga Bashkimi Europian. Ministri i Jashtem i Kosoves, pranon qe Kosova te kete sukses ne kete fushe perpos kushteve teknike do perballet edhe me pak sfida politike. Nje nga keto eshte mos njohja e Kosoves nga 5 vende anetare te BE-se, perfshire edhe Spanjen.
“Kam takuar ministrin Moratinos, aksidentalisht, gjate Asamblese se Pergjitheshme te OKB-se dhe gjate nje takimi krejt te shkurter e do thoja shume hapur, ai ma ka thene troc qe Spanja do jete konstruktive gjate presidences evropiane”, u shpreh kreu i diplomacise kosovare.
Nderkaq, deri ne fund te 2010, sipas Skender Hysenit, shqipetaret e Kosoves do kene te gjitha sherbimet konsullore neper disa kryeqytete boterore. Kjo do ishte nje prej arritjeve me te medha te diplomacise kosovare dhe perpos kesaj, Ministri Hyseni beson qe deri ne fund te 2010, qytetaret e Kosoves do mund te dijne daten se kur mund te udhetojne pa viza neper vendet e zones Shengen.
Top Channel