
Zevendesministrja e Puneve te Jashtme, zj. Edith Harxhi, zhvilloi nje tur takimesh me perfaqesues te strukturave te larta te OSBE-se ne Vjene.
Gjate vizites se saj ne Vjene, zevendesministrja Harxhi u takua me sekretarin e pergjithshem te OSBE-se, z. Marc Perrin de Brichambaut, te cilin e falenderoi per bashkepunimin e suksesshem dhe per gjithe asistencen qe OSBE ka dhene e jep per Shqiperine, sidomos ne lidhje me monitorimin e zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit te vitit te kaluar.
Nga ana e tij, ai theksoi se Shqiperia vleresohet ne Vjene, si nje histori suksesi dhe se raporti perfundimtar per zgjedhjet e pergjithshme i OSBE/ODIHR, si dhe deklaratat e BE-se dhe SHBA-se per keto zgjedhje, ishin pozitive dhe vleresuan permbushjen e shumices se standardeve te kerkuara nga OSBE, duke i dhene keshtu legjitimitetin e plote Parlamentit te dale nga keto zgjedhje.
Top Channel