Angli, sondazhi: Edhe Braun fajtor per Irakun
03/01/2010 02:35
Nga nje sondazh i gazetes britanike “The Indipendent” rezulton se anglezet nje pjese te “majme te fajit” per luften ne Irak, vec Toni Blerit ia faturojne edhe kryeministrit aktual Gordon Braun.
Keshtu, 60 perqind e te intervistuarve mendojne se Braun ka po aq pergjegjesi ne luften e Irakut sa edhe ish kryeministri Bler, i cili urdheroi sulmin perkrah amerikaneve. Nderkohe qe 34 perqind e te anketuarve mendojne se ndaj Bler duhet te hapet nje proces gjyqesor per vendimin e marre prej tij.
Sondazhi i se perditeshmes angleze publikohet pak dite pas marrjes ne pyetje te Blerit prej autoriteteve te drejtesise ne Londer ku iu kerkuan sqarime te hollesishme ne lidhje me vendimin e ndermarre.
Top Channel