
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu mund te mos e nenshkruaje fare zyrtarizimin e tre shqiptareve si kryetare te komunave ne veri te Kosoves
Te pakten jozyrtarisht mesohet se pjesemarrja e ulet ne votime ne keto komuna mbetet shkak per refuzimin e kreut te shtetit.
Ne dy nga tre komuna te veriut megjithese pjesemarrja ishte nen 1 %, fitues u shpallen dy kandidat te AAK-se. Pjesemarrja e ulet ne votime ishte pasoje e kercenimeve qe iu bene serbeve ne veri te Kosoves nga strukturat paralele qe financohen nga Beogradi.
Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thote se konsultimet mbi ate qe duhet bere me keto komuna po zhvillohen ne nivel qendror, si edhe me bashkesine nderkombetare. Megjithate, Ministri kujton se cdo konsultim per veriun nuk behet duke harruar situaten ne ate pjese te territorit, i cili nuk kontrollohet nga Prishtina.
”Kompleksiteti i situates bazohet pikerisht ne ate realitet sepse ajo situate nuk eshte rezultat i deshirave tona, por eshte pasoje e nje mentaliteti keqqeverises per shume vite dhe ambicjeve qe jane ne dem te qytetareve. Ambicie nga projekti i se kaluares, pikerisht luftes per territore, ndarjeve, presioneve dhe krijimit te strukturave paralele”, u shpreh Ferati.
Kryetarja e Komunes se Leposavicit, komune kjo qe gjendet pak kilometra larg kufirit me Serbine, Ardita Hasani, momentalisht jeton ne fshatin Koshtove. E kontaktuar permes telefonit, Hasani pranoi se nuk e di se kur mund te filloje punen si kryetare e Komunes. Megjithate, ajo ka propozuar qe komuna e Leposavicit, per shkak te pamundesise qe te funksionoje ne objektin zyrtar, te zhvendoset ne njerin nga tre fshatrat shqiptare te kesaj komune.
Ministri Ferati thote se derisa nuk ka vendim, asnje propozim nuk hidhet poshte. Megjithate, ate qe shteti i Kosoves e do eshte nje projekt qe nuk thellon ndasite mes shqiptareve e serbeve.
”Nuk do te kishim deshiruar me asnje vendim qe ne marrim qe te stimulojme ndarjet atje, por qe te stimulojme bashkepunimin dhe te stimulojme kthimin e besimit mes njerezeve dhe nje bashkjetese e nje barazi qytetare si dhe nje perspektive te perbashket”, thote Ferati.
Ndonese Ministri Ferati nuk pranon te komentoje asgje jo zyrtare, mesohet se tashme eshte pranuar ideja qe shteti i Kosoves te kete nje perfaqesi te saj ne veri te vendit.
Tashme thuhet se qeveria e Kosoves ka gjetur edhe serbe te gatshem qe te punojne per Kosoven ne veri te Kosoves.
Kjo perfaqesi do kishte per qellim pikerisht ate qe e thote Ministri, relaksimin e marredhenieve mes shqiptareve e serbeve dhe jo emerimi i kryetareve te ndare, nje per serbet e nje per shqiptaret.
Top Channel