Ngushtica e Hormuzit vë me “shpatulla pas muri” industrinë ajrore, BE paralajmëron për mungesë karburanti
Britaniku Peter Moore nuk do ta harroje kete vit te ri.
Pikerisht ne prag te nderrimit te viteve, 36-vjecarit iu be dhurata me e bukur qe mund te shpresonte. Ai eshte lene i lire pas dy vitesh roberie ne Irak, ku u rrembye ne 2007-ten. “Kane qene dy vite tmerri, pasigurie dhe mjerimi te papershkrueshem per Peter Moore, por tani fatmiresisht, cdo gje mbaroi”, tha sekretari i jashtem britanik David Miliband, duke shtuar se 36-vjecari eshte ne gjendje te mire shendetesore.
Moore, nje programues kompjuterash, u rrembye ne Bagdad se bashku me 4 truproja. Tre prej ketyre te fundit u ekzekutuan nga pengmarresit dhe trupat e tyre iu dorezuan forcave britanike.
Edhe i katerti besohet po ashtu te kete vdekur. Te aferm te Moore dhe miq te tij u shprehen thellesisht te lehtesuar nga lirimi i ekspertit te kompjuterave, ndersa ne media po qarkullojne lajme se nje pjese te roberise 31 mujore, i riu mund ta kete kaluar ne Iran.
Top Channel