Afganistan, vriten 5 kanadeze ne Kandahar

31/12/2009 10:55

Kater ushtarake dhe nje gazetare, te gjithe kanadeze, kane humbur jeten nga shperthimi i nje bombe ne zonen e Kandaharit, ne Afganistan.

Lajmin e ka bere te ditur komandanti i kontigjentit kanadez, Daniel Menard, i cili ka saktesuar se bomba shpertheu gjate kalimit te automjetit te ushtarakeve.

I njejti burim shton me tej se gazetarja quhej Michelle Lang dhe punonte per “Calgary Herald”.

Nderkohe, ne nje sulm te forcave te NATO-s ne provincen e Helmandit, ne jug te Afganistanit, kane mbetur te vrare disa civile.

Nje zedhenes i provinces deklaroi se trupat aleate u kunderpergjigjen nga ajri ndaj nje prite qe talebanet u kishin ngritur ushtarakeve, duke vrare edhe civilet.

Top Channel