Tenton ta perdhunoje, zhdepet ne dru

30/12/2009 17:35

Tenton te perdhunoje nje amerikane 20 vjecare, por ka qene ai qe e ka pesuar.

Ngjarja i ka ndodhur mengjesin e sotem nje 18 vjecari italian ne sheshin Castello te Milanos.

E reja, sipas deshmive ne polici, kishte rreshkitur ndersa ishte duke ecur.

Aty ka nderhyre djali italian i cili iu afrua per ta ndihmuar duke e shoqeruar ne nje banjo publike aty prane.

Por pikerisht ne kete moment ai ka perfituar nga rasti dhe ka tentuar ta perdhunoje.

20 vjecarja ka reaguar menjehere duke e rrahur, derisa 18 vjecari ka ikur me vrap.

Top Channel