Sejdiu pergezon ushtaret e KFOR-it
30/12/2009 11:45
Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, i shoqeruar nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler ka qendruar per vizite ne pjesen veriore te vendit.
Gjate vizites tek ushtaret e KFOR-it, presidenti Sejdiu nga komandanti francez i Task Forces Shumekombeshe Veri eshte njoftuar rreth trupave te tij dhe per aktivitetin e pjesetareve te KFOR-it per sigurimin e rendit dhe te qetesise ne pjesen e tyre te pergjegjesise.
Nga ana e tij, presidenti Sejdiu ka theksuar respektin per ushtaret e KFOR-it, per kontributin e tyre per te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves, sidomos per ushtaret qe sherbejne ne pjesen veriore, qe eshte nje pjese e ndjeshme.
Top Channel