Eshte zgjatur me dy muaj shtese masa e arrestit te shtepise per Nazim Bllacen.

Paneli prej tre gjyqtaresh, dy te EULEX-it dhe nje vendas te gjykates se qarkut ne Prishtine, me kerkese te Zyres se Prokurorise Speciale kane marre vendim qe Bllaces t’ia zgjasin arrestin shtepiak.

Nepermjet nje njoftimi per shtyp EULEX-i njofton se lidhur me rastin jane duke u zhvilluar hetimet nga policia e EULEX-it, nen mbikeqyrjen e Zyres se Prokurorise Speciale.

Bllaca ndodhet ne arrest shtepie prej 1 dhjetorit pasi akuzohet per tentative vrasjeje, vrasje dhe krim te organizuar.

Nazim Bllaca, nga fshati Ribari i Madh i Lipjanit, pretendon se si punonjes i SHIK-ut nga viti 1999 deri ne vitin 2003 ka marre pjese ne 17 aksione, perfshire edhe nje ekzekutim te cilin thote se e ka kryer vet.

Top Channel