Shefi i Zyres civile nderkombetare ne Kosove, Peter Feith, ne nje interviste per Radion Blue Sky deklaron se nese partite nuk mund te gjejne zgjidhjen e duhur, atehere shtohen mundesite per zgjedhje te parakohshme.

Feith ka thene se zgjedhjet u realizuan mire, por ka permendur disa parregullsi ne te dyja raundet, megjithate ka shprehur besimin e tij te KQZ dhe KZAP, te cilet duhet te marrin vendimet e duhura.

Nga ana tjeter nenkryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Lutfi Haziri, konfirmoi se eshte arritur marreveshje mes dy partnereve te koalicionit per riformatizim te kabinetit qeveritar. Edhe zevendeskryeministri Hajredin Kuci pranon se mund te kete rikonfigurim te kabinetit qeveritar, por nuk mendon se mund te kete prishje te shpejte te koalicionit.

Top Channel