Aksidenti ne Gjirokaster, vdes emigranti

30/12/2009 12:35

Nje emigrant i sapo kthyer nga Greqia, humbi jeten ne nje aksident automobilistik prane ures se Libohoves ne Gjirokaster.(UPDATE)

Nje automjet me targa greke eshte perplasur me nje kamioncine me targa te Gjirokastres siper nje ure. Perplasja ka qene shume e forte dhe te dyja mjetet kane perfunduar ne lume.

Drejtuesi i mjetit me targa greke ka gjetur vdekjen e menjehershme dhe ka qene ende brenda mjetit kur policia e ndihmuar edhe nga reparti zjarrfikes nisi te nxjerre automjetin nga ujerat e lumit.

Ndersa drejtuesi i kamioncines eshte plagosur rende dhe u dergua me urgjence ne spitalin e qytetit Omer Nishani. Hetimet paraprake te policise kane nxjerre si shkak shpejtesine shume te madhe te levizjes se dy mjeteve dhe humbjen e kontrollin ne nje pjese rruge shume te ngushte.

Ky eshte aksidenti i dyte brenda 10 ditesh me pasoje vdekjen e emigranteve te kthyer per festat e fundvitit. Gjate gjithe vitit 2009 jane regjistruar 42 raste aksidentesh me 27 viktima gjithsej.

Top Channel