
Lindja e Mesme po kalon nje moment kritik, pasi ne nje kohe qe SHBA mund te ndermarre nje aksion ajror ne Jemen per te goditur bazat e Al Kaedes, Irani nuk po gjen paqe.
Presidenti Mahmud Ahmadinexhad i ka cilesuar protestat si te nxitura nga amerikanet dhe izraelitet. “Kombi iranian ka pare shume nga keto maskarada. Nje sionist dhe nje amerikan kane urdheruar kete karnavale dhe tani rrine spektatore. Eshte nje spektakel qe te ben per te vjelle por gabohen rende”, thekson kreu i shtetit islamik ne nje deklarate te publikuar ne agjencine Irna.
Ne te njejten kohe jane shenuar arrestime te reja nga radhet e opozites. Lideri reformist Mehdi Karroubi eshte detyruar te qendroje ne arrest shtepie, ndersa motra e cmimit Nobel, Shirin Ebadi, eshte arrestuar. Nje perfaqesuese e liderit shpirteror, Ali Khamenei i ka cilesuar protestuesit si “armiqte e Zotit” te cilet duhet te gjykohen ne baze te Sharias, ligji islamik.
Top Channel