
Silvio eshte vetem 11-vjecc, por ka nisur te kompozoje qe ne moshen 8-vjecare. Ne koncertin e fundvitit te organizuar nga shkolla ku ai studion, Akademia Moderne e Muzikes, Hollywood 206, Silvio nder te tjera intepreton ne piano nje pjese te tijen.
Ne nje stil krejtesisht perendimor, ne nje set komod si ai i nje klubi xhazi, 15 studente te shkolles, femije dhe adoloshente, intepretuan pjese te njohura nga repertori i muzikes pop edhe rock.
Kengetarja Kamela Islami ndihmoi ne organizimin e ketij aktiviteti. Ajo kendoi e shoqeruar ne kitare e bateri nga vete nxenesit e shkolles, te cilet e kaluan me sukses proven e pare edhe pse kishin vetem disa muaj qe kishin nisur te mesonin.
Kjo akademi muzike per te vegjel eshte iniciative i 28-vjeccares, Klodeta Buzi, Pas nje eksperience si pianiste dhe pedagoge piano ne Los Anxheles te Shteteve te Bashkuara.
Nje vit me pare ajo vendosi te krijonte ne Shqiperi nje qender, ku femijet dhe te rinjte te argetoheshin duke mesuar instrumentat dhe jo ta shihnin muziken si nje detyrim nga prinderit.
Top Channel