Presidenca e BE-se, ETA sulme ndaj Spanjes
29/12/2009 02:25
Organizata separatiste baske ETA mund te ndermarre nje vale sulmesh ne Spanje gjate periudhes kur kjo e fundit te marre presidencen e BE-se.
Sipas shtypit spanjoll, autoritetet vendase pritet te jene ne gatishmerine me te larte qe prej dates 1 janar te 2010, date kjo kur hyn ne fuqi edhe presidenca spanjolle.
Vete ministri i Brendshem spanjoll Rubalcaba u shpreh se ETA mund te ndermarre atentate ndaj zyrtareve lokale ose rrembime per te treguar qe eshte ende e forte pas goditjeve te marra prej autoriteteve vitet e fundit.
Top Channel