Lezhe, ekzekutohet dhe hidhet ne lume nga vrasesit

29/12/2009 08:55

Shtetasi Leke Gjonbiba eshte ekzekutuar dje ne mbremje dhe eshte hedhur se bashku me automjetin e tij ne lumin Mat, prane ktheses se Shen Kollit.

Policia ka gjetur automjetin e dale nga rruga dhe ka dyshuar per nje aksident, por pas ekspertizes se personit qe ndodhej brenda mjetit eshte pare se ai ishte goditur disa here me thike, plage te cilat i moren dhe jeten.

Nderkohe qe ne vendngjarje vazhdonte ekspertiza, nga policia e Kurbinit u njoftua se nje i ri ishte paraqitur ne spital duke thene se i kishin vrare te atin.

Sipas verifikimeve, ai rezultoi te ishte i biri i viktimes. Policia verifikoi edhe mjetin me targe “TR 6898 F”, i cili rezulton te jete ne emer te nje tjeter shtetasi.

Top Channel