Itali, policia bllokon 1 kg eksploziv
29/12/2009 04:35
Nje bombe artizanale me nje peshe prej rreth 1 kilograme eshte gjetur nga karabinieret italiane ne bordin e nje makine te braktisur.
Lajmi njoftohet nga autoritetet italiane, ku ne nje deklarate theksohet se makina tip Fiat ne momentin qe ka hasur ne nje postbllok policie prane stacionit hekurudhor ne Taranto, ka ndaluar. Kur karabinieret arriten makinen per kontroll shoferi i saj ishte zhdukur duke lene ne bord sasine e eksplozivit dhe pajisjet e tjera qe do te perdoreshin per ta vene ate ne pune.
Autoritetet italiane kane nisur hetimet per zbardhjen e identitetit te poseduesit te eksplozivit, nderkohe qe eshte verifikuar qe makina tip Fiat rezulton e vjedhur.
Top Channel