
Nje grup invalidesh ne Patos dhe personash te tjere qe perfitojne perkrahje sociale per shkak te varferise, hyne sot pasdite me force ne sallen e mbledhjeve te keshillit bashkiak per te nisur nje greve.
Ata kerkojne te nise menjehere shperndarja e pensioneve te invaliditetit dhe ndihmes sociale, te cilat kane me shume se 3 muaj qe nuk po i marrin.
Shkak i kesaj zvarritjeje, ne rastin e personave qe perfitojne perkrahje sociale, duket se eshte bere mosmbledhja e keshillit bashkiak.
Tashme, pas bashkimit te keshilltareve te PD me ata te LSI dhe shkarkimit te kryetarit socialit te keshillit bashkiak, ky institucion ka hyre ne kolaps duke mos arritur te mblidhet per shkak te mosarritjes se korumit te nevojshem.
Socialistet kane mbetur ne minorance tashme dhe nuk e njohin kryetarin e ri te zgjedhur nga PD dhe LSI dhe kjo situate ka bllokuar edhe miratimin e fondeve per ndihmen sociale, c’ka coi drejt fillimit te kesaj greve.
Nderkaq, invalidet nuk varen nga fondet e bashkise por nga ato te qeverise qendrore, por duke mos pasur se ku te ankohen iu beashkuan protestes se personave qe kerkojne perkrahjen sociale.
Top Channel