
Nje sherr banal mes te rinjsh per nje femer, per pak i ka marre jeten nje 22-vjecari nga Patosi.
Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se shtunes, kur 22-vjecari Merko Hajdini, lindur dhe banues ne Patos, eshte plagosur me arme zjarri ne qender te qytetit te Fierit.
Ai ka qene nen shoqerine e dy miqve te tij, kur ka nisur te debatoje me nje grup tjeter te rinjsh per nje vajze qe ka kaluar ne rruge. Pas batutave dhe sharjeve reciproke, te rinjte kane kaluar ne perleshje fizike dhe perdorimin e pistoletes.
Sipas burimeve zyrtare te policise se Fierit mesohet se i riu eshte plagosur ne kemben e djathte, pak centimetra poshte gjurit.
Pas plagosjes se Hajdinit tre te rinjte e grupit rival jane larguar nga vendi i ngjarjes, nderkohe qe dy shoket e 22- vjeCarit te plagosur e kane transportuar ate drejt spitalit te Fierit. Policia ka nisur hetimet e kesaj ngjarjeje dhe po punon per kapjen e autoreve.
Top Channel