
Ne te njejten dite kur u rrezua padia e subjektit qe kerkonte pezullimin e prishjes se nderteses 12 kateshe ne afersi te qendres se Tiranes, prone e kunatit te deputetit te Partise Socialiste Dashamir Peza, ne gjykaten e rrethit Tirane eshte depozituar nje padi e dyte qe kerkon te ngrije vendimi i prishjes se objektit nga inspektoriati ndertimor kombetar.
Ne kete padi te dyte plotesohet edhe kerkesa e gjyqtares per nje padi ndaj vendimit te prishjes, e munguar ne ate qe ishte bere me pare.
Ne te thuhet se shoqeria “T.T.A. Alba–Lam”, perfaqesuar nga zoti Ilir Mata, kerkon pezullimin e menjehershem dhe panderprerje te zbatimit te aktit administrativ te vendimit te dates 7 dhjetor 2009, nxjerre nga Inspektoriati Ndertimor Kombetar, i cili parashikon denim per prishjen e objektit 12 katesh.
Sipas pales paditese, shoqeria ndertuese peson nje dem te konsiderueshem nga prishja e objektit, pasi vlera e investimit perllogaritet ne miliona euro, c’ka e ben te veshtire zevendesimin e saj nga organi shtetror, i cili po shkakton kete dem ne menyre te paligjshme.
Nga ana tjeter, prishja e objektit paraqet rrezik edhe per dy godinat me te cilat kufizohet, si dhe ne nje moment te mevonshem pas perfundimit te gjyqit, rindertimi i tij paraqet veshtiresi teknike dhe kosto shume me te larte financimi.
Nderkohe qe nga marrja e mases se pezullimit te zbatimit te aktit administrativ, duke patur parasysh qe ndertimi i objektit eshte realizuar, nuk rrezikohet qe te paditurit t’i shkaktohet ndonje dem. Ne padine e bere sot jane paraqitur te gjitha provat qe vertetojne ligjshmerine e ndertimit te objektit.
Top Channel