Al Kaeda merr persiper rrembimin e italianeve

28/12/2009 11:05

Al Kaeda ka marre persiper rrembimin e nje cifti italian zhdukur 10 dite me pare ne juglindje te Mauritanise.

Ne nje mesazh audio qe mban daten 27 dhjetor, Salah Abu Mohammed, qe prezantohet si pergjegjes per median i organizates shpjegon se rrembimi i italianeve eshte bere ne shenje hakmarrjeje per krimin e kryera nga qeveria italiane ne Afganistan dhe Irak.

Ne site-n e Al Arabiya-s, eshte publikuar nje foto, ku shfaqet cifti i ulur ne toke ne nje zone te shkrete. Ne krah ndodhen pese burra te armatosur me fytyre te mbuluar.

Nderkohe italiani Sergio Cicala duket me mjeker te bardhe, veshur me nje tute dhe shtrengon ne duar nje dokument identiteti, ndoshta nje pasaporte. Gruaja e tij Philomen Kaboure mban shami dhe fytyren e ka te mbuluar.

Top Channel