PS: Shkelen te drejtat e njeriut

27/12/2009 16:00

Partia socialiste duke ju  referuar nje raporti te 70 organizatave per lirine dhe te drejtat e njeriut ka akuzuar qeverine, ne ate pike qe deputeti Pirro Lutaj e quajti rikthim i dikatures ne Shqiperi.

“Nje prej çeshtjeve te renditura ne kete raport, eshte tragjedia e Gerdecit. Deshmite e shumta te punetoreve te fabrikes se korrupsionit qeveritar te cilat percillen nga mediat dite pas dite, por edhe ne sallen e gjyqit, kane forcuar bindjen e opinionit publik se ne kete aktivitet te licensuar nga qeveria e Sali Berishes, punonin te mitur, por edhe gra te patrajnuara per rrezikshmerine e larte te kesaj fabrike demontimi. Citoj nga raporti: “Lejimi i ushtrimit te nje veprimtarie te paligjshme, si pasoje e se ciles humben jeten 26 qytetare te pafajshem”, deklaroi deputeti socialist, Lutaj.

Nje tjeter pike e raportit e cituar nga Lutaj eshte edhe moszbardhja e vrasjes se deputetit socialist Fatmir Xhindi. Por edhe renia ne klasifikim e Shqiperise ne raportin e “Reportereve pa Kufij” persa i perket lirise se medias.

“Njeriu qe perbetohet per respektim te vendimeve te gjykatave ne nje menyre krejt qesharake dhe te pavertete, pasi ka frike se po i rreshqet karrigia kryeministrore, nuk respekton Kushtetuten e vendit. I themi Sali Berishes, hap kutite e votimit te 28 Qershorit, ku mban te ndrydhur vullnetin e nje populli qe nuk te dha nje mandat te dyte, ose largohu se bashku me kutite”, shtoi Lutaj.
 

Top Channel