Kapet banda e gjobevenesve

27/12/2009 08:00

Ne prag te festave te fundvitit rikthehen gjobeveniet ne Shqiperi. Pas dy rasteve te goditura nga policia e Tiranes, ne Vlore dy persona jane arrestuar per gjobevenie.

Ata jane kapur ne flagrance gjate shkembimit te parave.

Tre biznesmene ne fushen e ndertimit ne qytetin bregdetar ishin gjobitur nga dy vlonjatet e arrestuar nepermjet telefonatave kercenuese per familjet dhe jeten e tyre, ne shkembim te te cilave te dyshuarit kerkonin nga 20 mije euro per secilin.

Madje policia pohon se njeri nga ndertuesit e kishte dhene nje gjobe te tille dite me pare dhe serish ishte kercenuar per shuma te tjera.

Pas kallzimeve ne polici dhe prokurorine e krimeve te renda hetuesit nisen gjate kesaj jave pergjimet telefonike per te zbuluar autoret e vepres penale: “shtrengim me ane te kanosjes dhe dhunes per dhenie pasurie”.

Ndersa gjate kesaj jave biznesmenet kecenoheshin me telefonata, policia ka ndermjetesuar me njerin nga biznesmenet i cili ka lene takim ne nje apartament ne Vlore per te dhene shumen e kerkuar e per te bere te mundur mbylljen e operacionit “Target”.

Por java ka qene e ngarkuar me gjobevenie edhe ne Tirane. Dy te rinj u arrestuan pasi rrembyen nje bashkemoshatarin e tyre te cilit i kerkonin para ne shkembim te lirise.

Po ashtu nje cift u arrestua per gjobevenie pas rrembimit te nje shtetasi te cilin e kishin joshur nepermjet gazetes se do ta prezantonin me nje femer.

Nderkohe problematike kane qene edhe grabitjet gjate diteve te fundit, ku maskat dolen ne rruge ne aksin nacional te Burrelit per te grabitur.

Ne Fier u grabiten nga maskat dy filiale bankash dhe e njejta gje ndodhi edhe ne Korce, Durres dhe Vlore, nderkohe qe ne Puke u grabiten shperblimet e fundvititet per pensionistet.

Top Channel