
Vajza shtatezene, e infektuar nga gripi i derrit, vazhdon te jete ne gjendje te rende shendetesore.
25 vjeçarja e shtruar prej disa ditesh ne spitalin e semundjeve te mushkerive “Shefqet Ndroqi”, ndodhet ne terapi intensive.
Tre mjeket qe po e ndjekin me shume kujdes kete rast te veçante jo vetem per vendin tone, por per gjithe boten, jane duke u kujdesur ne menyre te vazhdueshme per te.
Ata thone se gjendja e saj shendetesore vazhdon te jete e njejta.
Mjeket sqarojne se vajza shtatezene nuk ka reaguar ende, nuk ka dhene asnje shenje negative apo pozitive.
Pneumologu, gjinekologu dhe infeksionisti jane grupi i mjekeve qe po i kushtojne kujdesin e duhur vajzes, qe perveç se eshte e infektuar nga virusi AH1N1, eshte edhe gjashte muajshe shtatezene ne pritje te dy binjakeve.
Muaji dhjetor ka shenuar nje shifer te konsiderueshme te te prekurve nga gripi i derrit. E megjithate mjeket bejne te ditur se muajt janar dhe shkurt pritet te shenoje pikun e fluksit te qarkullimit te ketij virusi ne vendin tone.
Mbrojtja
Pothuajse te gjitha poliklinikat e vendit jane pajisur me vaksinat specifike per t’u mbrojtur nga virusi AH1N1.
Mjeket jane konsideruar si nje nga kategorite me te rrezikuara per t’u infektuar nga gripi i derrit, e megjithate edhe ato kane hezituar te vaksinohen.
Nga ana tjeter ata i bejne thirrje te gjitha kategorive te personave te vaksionohen, si nje nga menyrat me efikase per t’u mbrojtur nga gripi i derrit.
Sipas bluzave te bardha, ata qe duhet te te vaksinohen ne menyre te menjehershme jane pacientet kronike.
Shtate prej viktimave qe kane vdekur deri tani ne shqiperi kane qene persona qe vuanin nga semundjet kronike.
Per kete arsye stafi mjekesor u drejton atyre thirrje te veçante per t’u treguar te kujdesshem ndaj gripit te derrit.
Ndersa per ata qe rezultojne te infektuar nga ky virus, specialistet e shendetit thone se duhet te pakten te vaksinohen per te mos pasur pasoja te renda ne shendetin e tyre.
Top Channel