Fier, identifikohen autoret e vrasjes se emigrantit

27/12/2009 15:15

Policia e Fierit ka identifikuar 3 persona si autoret e pengmarrjes dhe vrasjes se nje 32 vjecari emigrant ne Greqi.

Trupi i tij u gjet te shtunen paradite ne nje tunel te ushtrise ne fshatin Frakull te Fierit.

Policia qe ne fillim dyshoi se kishte te bente me nje pengmarrje per para qe ka cuar me pas ne ekzekutim.

Prane vendit te ngjarjes eshte gjetur edhe automjeti me targa greke qe beri te mundur identifikimin e viktimes. Policia nisi nje aksion kerkimi ne gjithe zonen dhe ne mesnate prangosi 18 vjecarin Miço Osmani si dhe ka shpallur ne kerkim dy shoket e tij.

Top Channel