Topalli takon femijet e Bashkise se Kamzes

26/12/2009 19:00

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte kete te shtune mes femijeve jetime ne Bashkine e Kamzes.

E ftuar ne festimet e tyre, ajo sot u prit ne nje atmosfere te mrekullueshme nga femijet jetime. Zonja Topalli pohoi se gezimi i nje femije nuk ka cmim dhe te gjithe duhet te lexojme syte e femijeve. Kreyarja e Kuvendit i ftoi te gjithe femijet ne Parlament dhe shtoi se dera e Parlamentit eshte e hapur per te gjithe femijet, sepse eshte shtepia e gjithe shqiptareve.

Ajo i uroi femijet t’i kalojne keto festa gezueshem, te rriten femije te mire, te shendetshem, te gezueshem gjithmone, te lumtur e ne paqe. Por nje falendenderim te vecante Kryetarja e Kuvendit e percolli per stafin e mesuesve te femijeve si edhe stafit te bashkise per perkushtimin dhe punen e tyre, duke i uruar  ata per nje vit te ri plot shendet e mbaresi.

Top Channel