Pakistan, ushtria amerikane vret 5 talebane

26/12/2009 17:55

Ushtaret amerikane kane kryer nje ofensive ne veri-lindje te Pakistanit pas sinjalizimeve per nje baze talebanesh.

Ne sulm kane humbur jeten 5 persona dhe sipas mediave lokale, avioni ushtarak ka leshuar nje rakete ne fshatin Saidgai qe ndodhet ne distriktin e Vaziristanit. Mendohet se te gjitha viktimat jane talebane, ndersa 2 prej tyre kane marre plage te renda.

Ushtria amerikane e vendosur ne kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit kryen shpesh sulme te tilla, pasi edhe pjesa me e madhe e guerrilasve jane fshehur ne kete zone.

Top Channel