Lushnje, vret veten ne mes te qytetit 50 vjecari

26/12/2009 19:40

Nje person eshte vetevrare pasditen e sotme ne menyre demonstrative ne Lushnje, para nje lokali prane vendit te quajtur Rotonda.

Viktima eshte nje 50 vjecar nga qyteti i Beratit. Ai kishte shkuar ne lokalin ne ane te rruges dhe pasi kishte shkruajtur nje leter e cila me pas iu gjet nga policia, doli ne rruge dhe qelloi veten ne koke me pistolete. Viktima eshte identifikuar edhe eshte Gramoz Spahiu nga qyteti i Beratit, baba i tre femijeve.

Policia, e cila u lajmerua nga deshmitaret qe pane ngjarjen e rende, gjeti ne trupin e 50 vjecarit nje leter ne forme lutje per femijet e tij per te mos i lene ata ne hasmeri. Policia e Beratit u konfirmoi kolegeve ne Lushnje se dy dite me pare ai kishte bere nje padi ne polici ndaj disa personave me te cilet ishte konfliktuar.

Gramoz Spahiu ishte pronar i nje lokali ne Berat te cilin e kishte nxjerre ne shitje, por prane lokalit ishte vendosur nje lapidar per nje vrajse te ndodhur ne vitin 1997. Ai ka kerkuar ta largoje por eshte konfliktuar me personat qe e kishin vendosur lapidarin. Sipas policise, viktima prej disa ditesh ishte ne gjendje te renduar psikologjike dhe po hetohen edhe arsyet e tjera qe e cuan ne kete veprim tragjik.

Top Channel