Viti qe po leme pas e gjen Kosoven me 11 njohje, shume me pak nga viti 2008, kur vendet qe njohen shtetin e ri ishte 53.

Vitin e kaluar ndodhen dhe njohjet me te fuqishme, nga Shtetet e Bashkuara, si dhe nga 22 vende te Bashkimit Evropian.

Ndersa kete vit gjithcka filloi me njohjen e Panamase me 16 janar, per t’u mbyllur me njohjen nga shteti afrikan i Malavit, qe ndermorri hapin e rendesishem me 16 dhjetor.

Shkak per ngadalesimin e ritmit te njohjeve eshte bere kundershtimi nga 5 vende anetare te Bashkimit Evropian, si dhe dergimi i ceshtjes ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.

Megjithate, zedhenesja e Ministrise se Jashtme te Kosoves, Albana Beqiri argumenton se viti 2008 nuk mund te krahasohet me 2009-en.

“Nuk mund te kemi krahasime mes vitit te pare dhe vitit te dyte, per vete specifikat qe ka pasur viti i pare i pavaresise se Kosoves. Bumi me i madh i njohjeve te Kosoves eshte regjistruar ne ditet e para, ne muajin e pare, nga shtetet qe edhe e kane sponsorizuar pavaresine”, ka deklaruar Beqiri.

Top Channel