Industria, serish renie si tremujor

26/12/2009 09:00

Aktiviteti ne sektorin e industrise, ne terma te vleres se shtuar ne Prodhimin e Brendshem Bruto, ka regjistruar per te dytin tremujor radhazi renie vjetore, duke kontribuar negativisht ne rritjen e PBB-se.

Sipas nje vezhgimi te kryer nga Banka Qendrore, Prodhimi i Brendshem ne sektorin e industrise ra me rreth 6.3 per qind ne tremujorin e dyte krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.

Kjo renie u thellua me rreth 2 pike perqindjeje krahasuar me tremujorin e pare te vitit aktual.

Shfrytezimi i kapaciteteve prodhuese ne sektorin e industrise, megjithese ka treguar shenja te lehta permiresimi ne tremujorin e dyte te vitit 2009, mbetet nen nivelin mesatar.

Te dhenat nga vrojtimet sinjalizuan tkurrjen e aktivitetit industrial gjate gjysmes se pare te vitit 2009.

Sipas Bankes se Shqiperise, treguesi i besimit per kete sektor, me gjithe permiresimin e lehte gjate tremujorit te dyte te vitit 2009, vijon te qendroje ne nivele te uleta, krahasuar me mesataren e tij afatgjate.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta