Hockey, arbitri i shpeton jeten lojtarit

26/12/2009 12:45

Nje arbiter ne kampionatin suedez te hockey ne akull i ka shpetuar jeten nje lojtari qe pesoi nje atak ne zemer.

Gjate ndeshjes mes ekipeve Orebro-Bofors, 26 vjecari Niklas Lihagen u rrezua ne fushen e akullt pasi u godit nga nje atak kardiak.

Nje nga arbitrat, Wolmer Edqvist, i cili kishte punuar me pare si shofer ambulancash, i ka bere menjehere nje masazh kardiak lojtarit para se te arrinin mjeket.

Me pas Lihagen eshte derguar ne spital, ndersa per arbitrin ka pasur nje vale duartrokitjesh si nga publiku, ashtu edhe lojtaret.

Top Channel