Gazi, Moska akuzon Ukrainen per pagesat

26/12/2009 18:50

Moska dhe Kievi perplasen serish per ceshtjen e gazit cka rrezikon furnizimin e Europes ne pikun e dimrit.

“Gjykojme se situata e pageses se faturave ne muajin dhjetor eshte shume alarmante”, thote ne nje komuniktate kompania Gazprom. Numri nje i kesaj kompanie, Alexei Miller e drejton gishtin e akuzes tek qeveria e Ukraines por Kievi nga nga tjeter mohon gjithcka.

“Po menaxhojme qetesisht situaten tone financiare”, pergjigjet kryeministrja Julia Timoshenko. Mosmarreveshjet mes Rusise dhe Ukraines per ceshtjen e gazit nisin me fillimin e dimrit dhe tashme jane bere pothuajse nje ritual i pervitshem, pasojat e te cilit bien mbi Europen.

Top Channel