
32-vjecari nga Fieri, Leonard Hazizaj eshte ekzekutuar ne menyre barbare me pese plumba ne koke dhe trup dhe me pas eshte hedhur ne nje nga tunelet e repartit ushtarak te fshatit Frakull ne Fier. (UPDATE)
Kane qene banoret e zones qe kane shquar ne mengjes trupit pajete te 32-vjecarit dhe kane lajmeruar me pas policine.
Pas eskpertizes paraprake ne vendin e ngjarjes rezultonte se, viktima ishte qelluar pese here dhe se krimi mund te jete kryer mesnaten e se enjtes.
Grupit hetimor te ngritur nga prokuroria e Fierit, i eshte bashkangjitur edhe nje grup oficeresh te specializuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise, qe e konsideroi aktin nje krim hakmarrjeje.
Te dhenat e para tregojne se viktima eshte mbajtur per nje periudhe kohore disa oreshe peng dhe eshte tortuar dhe vrare.
Afer vendit te ngjarjes eshte gjetur nje autoveture me targa greke, e cila mendohet te kete qene e viktimes.
Viktima ishte emigrant ne Greqi dhe per identifikimin e tij sherbeu numri i targes greke, qe iu dergua per verifikim policise greke.
Forca te shumta policore kane marre pjese ne nje aksion per kontroll ne fshatin Frakull, per mundesine e gjetjes se ndonje prove materiale per te ndihmuar grupin hetimor ne zbardhjen e ngjarjes makabre.
Policia tha se ne piken qe ndodhet eshte veshtire per te gjetur motive te ketij krimi.
Dosja hetimore per vrasjen e te riut, do te merret nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Per momentin ne drejtorine e policise se Fierit jane shoqeruar vetem dy persona te cilet gjeten viktimen, por qe prej tyre jane marre vetem deklarata per procedure hetimi.
Top Channel