
Ne oret e fundit te ketij viti, qeveria ka nisur numerimin mbrapsht ne pritje te dites kur Bashkimi Europian do te vendose te heqe regjimin e vizave per shqiptaret.
Ne nje interviste per Top Channel, Ministri i Brendshem Lulzim Basha, konfirmon se Shqiperia tashme, i ka bere detyrat e saj te shtepise dhe pret vetem te marre noten nga Brukseli.
“Nga ana teknike presim dhe dy misione te Bashkimit Europian, per te verifikuar dy blloqe te tjera, pas verifikimit qe u be ne mes te dhjetorit per sigurine e dokumentave, verifikim i cili, ne bindjen e eksperteve tane kaloi jashtezakonisht mire. Ndersa nga ana politike mund t’ju them qe sot Shqiperia ka plotesuar te gjitha kriteret themelore per heqjen e vizave”, u shpreh Basha.
Zoti Basha permend me detaje punen e kryer nga qeveria shqiptare brenda 2 vjeteve, qe kur u hap procesi i liberalizimit te vizave me vendet e Ballkanit Perendimor.
Ministri i Brendshem tregon sesi Shqiperia krijoi bazen e te dhenave elektronike per shtetasit shqiptaret, sistemin e prodhimit te pasaportave biometrike, sistemin e kontrollit te kufijve ne lidhje online mes 24 pikave kufitare te Shqiperise dhe lidhjen e tyre brenda 2 sekondave me Interpolin per te verifikuar cdo automjet apo person qe kalon kufirin drejt zones shengen.
Te gjitha keto jane kriteret per t’u klasifikuar ne listen e vendeve pa rregjim vizash dhe ne kete aspekt, kur gjithcka ka filluar nga zero dhe eshte ngritur brenda nje harku kohor 2 vjecar, sipas ministrit te brendshem Partia Socialiste nuk ka as te drejte morale per t’u ankuar per vonesa ne kete proces.
“Mbyllem nje hendek te krijuar nga keqqevrisja socialiste, por edhe nje hendek te krijuar nga paraardhesit ideologjike te atyre qe sot anatemojne kete proces jetik per shiptaret. Opozites dhe zerave kritike do t’i thoja qe te japin nje kontribut pozitiv ne kete proces. Deri me sot i kemi pare te lobojne aktivisht kunder liberalizimit te vizave ne Tirane dhe Bruksel, pasi e cilesojne kete projekt dhe realizimin e tij si nje sukses ekskluziv te kryeminstrit Berisha apo te mazhorances te udhehequr prej tij dhe jo si nje domosdoshmeri per te gjithe shqiptaret pavaresisht bindjeve te tyre politike. Ne nte njejten kohe u bej thirrje te hedhin nje hap pozitiv ne drejtim te elementit kryesor te procesit. Nuk kemi pare akoma asnje zyrtar te larte te PS te beje thirrje te hapur per marrjen nga qytetaret te pasaportave biometrike apo te shkojne vete t’i marrin ato”, u shpreh Basha.
Por megjithe ate qe e quan qendrim refraktar dhe kompleksiv te opozites nga ketij procesi, ministri Basha thote se deri me sot regjistrohen 350 mije aplikime per pasaporta biometrik dhe me kete ritem deri ne fund te shkurtit, kur pritet edhe misioni i fundit verifikues nga Brukseli, Shqiperia do te kete numrin me te larte te pasaportave biometrike ne rajon.
Zoti Basha u pergjigjet edhe dy pyetjeve te tjera me te rendesishme per kohen kur do te ndodhe levizja pa viza dhe per dokumentet qe do t’i duhen nje shqiptari per te levizur pa vize.
“Pajisja me nje pasaporte bioemetrike eshte i vetmi kusht. Me nje te tille cdo shqiptar i drejtohet pikes kufitare te vendit dhe leviz i lire drejt zones Shengen”, u shpreh Basha.
Ministri theksoi se parashikimi politik eshte se vendimi merret brenda 6 mujorit te pare te vitit te ardhshem dhe shqiptaret te levizin te lire ne zonen shengen, shume shkurt pas kesaj.
“Teknikisht mund t’u them me bindje te plote si minister i Brendshem se Shqiperia sot ka plotesuar te gjitha kushtet dhe disa prej kushteve jane avancuar. Presim verifikimin”, u shpreh Basha.
Top Channel