
Nje incident, qe fatmiresisht nuk solli pasoja per Papa Benediktin e XVI, u regjistrua pak caste para nisjes se meshes qe Ati i Shenjte drejtoi me rastin e Krishtlindjeve.
Gjate kohes kur Benedikti i XVI po kalonte ne hollin qendror te Bazilikes se Shen Pjetrit ne Vatikan, nje grua ka tentuar te kaloje kordonin e sigurise ne tentative per te arritur Atin e Shenjte.
Sipas zedhenesit te Vatikanit, menjehere u krijua nje rremuje dhe nje tension qe shkaktoi edhe rrezimin ne toke te Papes. Por, shton me tej zedhenesi Federico Lompardi, Benedikti i XVI u ngrit serish ne kembe i ndihmuar prej ndihmesve te tij duke qetesuar njerezit e pranishem.
Ende per t’u sqaruar shkaqet qe shtyne gruan ne gjestin e saj. Nderkaq incidenti shkaktoi vonesen prej disa minutash nga koha e cila ishte parashikuar e meshes se mbajtur prej Atit te Shenjte.
Top Channel