Mitingu i 8 dhjetorit, fatura zyrtare 1 milion USD

25/12/2009 08:35

Mitingu festiv i 8 dhjetorit, Dites Kombetare te Rinise, ka kushtuar afro 1 milion dollare. Te pakten kaq eshte fatura zyrtare e dokumentuar permes nje vendimi te Keshillit te Ministrave.

Ai mban numrin 1191, date 13.11.2009. Ne permbajtje te tij parashikohet nje shtese fondi ne buxhetin e vitit 2009, miratuar perkatesisht per Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Ministrine e Integrimit.

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, te neneve 5 dhe 45, te ligjit nr.9936, date 26.6.2008, “Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise”, dhe te nenit 12, te ligjit nr.10025, date 27.11.2008, “Per buxhetin e vitit 2009”, te ndryshuar, me propozimin e ministrit te Shtetit per Reformat dhe Marredheniet me Kuvendit, Keshilli i Ministrave vendosi t’i shtohen Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, 35.000.000 (tridhjete e pese milione) leke, ne zerin “Projekte kulturore”, per organizimin e veprimtarive kulturore, ne kuader te 8 dhjetorit, Dites Kombetare te Rinise.

Sakaq, po sipas ketij vendimi i shtohet Ministrise se Integrimit shuma prej 54.175.350 (pesedhjete e kater milione e njeqind e shtatedhjete e pese mije e treqind e pesedhjete) leke, ne zerin “Shpenzime operative”, per realizimin, prodhimin dhe transmetimin e spotit publicitar dhe dokumentar, e te tjera, ne kuader te 8 dhjetorit, Dites Kombetare te Rinise.

Top Channel