Korce, ceremoni fetare ne Katedrale

25/12/2009 11:00

Besimtaret ortodokse ne Korce kane festuar Krishtlindjet duke ndjekur ceremonine fetare ne kishen e katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’.

Liturgjia dhe mesha e kesaj dite te shenjte te lindjes se Krishtit ka mbledhur mijera besimtare per kete feste fetare te ketij komuniteti.

Mesha eshte drejtuar nga mitropoliti i Korces Hiresia e tij Imzot Johani qe ka uruar besimtaret per me shume paqe dhe vellazerim harmoni dhe begati.

Dita e lindjes se Krishtit, nje nga ditet e shenjta te kalendarit ortodosk dhe me te rendesishmet ka vijuar me urimet mes besimtareve dhe ndarjen e meshes se shenjte dhe kungatave per me shume shendet dhe paqe mes njerezve. Mesazhet per kete dite feste kane qene ato per lumturi dhe mireqenie.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta