Jensen: Bllokimi politik, pasoja te tmerrshme

25/12/2009 08:45

Cilat jane pasojat nese klasa politike shqiptare nuk e zgjidh krizen e krijuar? Per ambasadorin e Danimarkes ne Tirane, Karsten Ankjaer Jensen, gjithçka eshte mjaft e qarte dhe dramatike.

“Shqiperia rrezikon te mos kaloje ne raundin tjeter, pra ne finale”, thote ai. Qe e zhveshur nga metafora do te thote se vendi yne rrezikon seriozisht integrimin ne BE, por edhe liberalizimin e vizave.

Ne nje interviste dhene gazetes “Shqip”. Z, Karsten Ankjaer Jensen, i cili eshte nje perfaqesues i rendesishem i nje prej shteteve te zhvilluara te Bashkimit Europian i thote “troç” shume gjera, por pa dyshim me nje dashamiresi te spikatur per shqiptaret.

Diplomati i Kopenhages, nje nga vendet e vogla, por qe kane standard shume te larte jetese thekson se mesazhet e perfaqesuesve te komunitetit nderkombetar kane qene me se te qarta, ata kane folur publikisht, por shume pak ka levizur.

Nje ngerç qe rrezikon mjaft per vendin tone, situate te cilen z. Jensen e shpjegon me nje tjeter figure te spikatur, por njeheresh dramatike: “Bllokimi politik do te kete pasoja mjaft te tmerrshme nese nuk i jepet zgjidhje”, thekson diplomati.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta