Itali, shqiptarja ne autostrade me femijen 2 vjec
25/12/2009 19:25
Nje grua shqiptare 41 vjecare, rezidente e Kastelfidardo, ne Ankona te Italise, ne veshtiresi ekonomike, kishte vendosur te bashkohej me familjen e saj ne Shqiperi duke ecur ne kembe ne autostrade.
Per kete, duke shtyre karrocen ku gjendej djali i saj dy vjecar dhe nje cante ne krahe, po ecte pergjate superstrades se Ankones drejt portit te qytetit.
Agjentet e policise se qytetit e larguan nga rruga duke ia dorezuar sherbimeve sociale.
Pas episodit gruas i eshte gjetur nje vendstrehim i perkohshem.
Top Channel