SHBA, drite jeshile per reformen e Obames
24/12/2009 13:40
30 milione persona me teper ne Shtetet e Bashkuara mund te kene mbulim te shpenzimeve mjekesore.
Reforma shendetesore ne Shtetet e Bashkuara e kerkuar nga presidenti Barack Obama dhe e kundershtuar fort nga republikanet, mori driten jeshile nga Senati.
Demokratet e Senatit votuan per te bllokuar debatin mbi reformen. Keshtu tekstit i duheshin 60 vota, ndaj 58 ‘pro’-ve te demokrateve, iu shtuan edhe dy te senatoreve te pavarur, kundrejt 39 ‘kunder’ te republikaneve te pranishem ne salle.
Pas 25 ditesh debati, plani Obama qe do te kushtoje miliarda dollare ne harkun e 10 viteve te ardhshem mori rruge.
Top Channel