Patos, bashkia e paralizuar
24/12/2009 12:10
Kryebashkiaku i Patosit e quan nje veprim te drejte vendimin e keshilltareve te djathte per ta paditur ne prokurori.
Ai thote se me ne fund ata kane zgjedhur rruget ligjore, megjithate ai spranon te sigloje dhe vulose vendimet e dala nga Keshilli Bashkiak me kryetarin e ri.
Ne kete rremuje qe po ndodh ne bashkine e vogel te Patosit po i shkarkon pasojat tek disa qindra persona qe nuk po munden te marrin pagesat. Pas punonjeseve te pastrimit edhe invalidet kane dale ne proteste. Ata kerkojne parate, pasi nuk mund te mbijetojne pa kete ndihme te bashkise.
Invalidet dhe te afermit e tyre e kane shume te qarte se perse ndodhen ne kete gjendje.
Top Channel