Itali, vdes indiani i plagosur nga shqiptari

24/12/2009 16:55

Ne qytetin e Parmes, ne Itali ka vdekur nje student 18 vjecar me origjine indiane i cili ishte plagosur disa dite me pare me thike nga nje shtetas shqiptar.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave plagosja erdhi pas nje sherri per motive te dobeta te nisur nga 21 vjecari shqiptar, emri i te cilit nuk behet i ditur.

Nderkohe, nje tjeter i ri indian, edhe ky i plagosur nga shtetasi shqiptar, ndodhet ne gjendje te qendrueshme ne spitalin e qytetit verior te vendit fqinj.

Top Channel